E Martë, 3 Nëntor 2026

Veliaj: 2 surpriza nga Shkurte Fejza në Tiranë

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore e folklorike, Shkurte Fejza do të këndojë sot në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen Shqipëri – Çeki. Lajmin e ka bërë të njohur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjatë një takimi i ka dhuruar edhe kullën e Tiranës.

Sakaq, një tjetër surprizë për të gjithë dashamirësit e muzikës popullore dhe asaj folklorike, është recitali që këngëtarja Shkurte Fejza do të mbajë së shpejti në Tiranë,

“2 surpriza nga Shkurte Fejza!

Prita këngëtaren e njohur, Shkurte Fejza, e cila do të këndojë sot në Air Albania në ndeshjen Shqipëri – Çeki dhe shumë shpejt recitali i saj në Tiranë!

FORCA! FORCA! FORCA!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›