E Enjte, 5 Nëntor 2026

Veliaj i uron suksese Alban Skënderajt: Është kthyer në motiv për publikun

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Alban Skënderaj do të rikthehet pranë publikut shqiptar mbrëmjen e sotme përmes një koncerti madhështor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka uruar suksese.

“Vëllait dhe shokut tim Alban Skenderaj i uroj shumë suksese sot në koncertin e tij në “Air Albania”.

Albanin e kam njohur 20 vite më parë, kur sapo ishte kthyer nga Italia për të korrur suksesin absolut në Top Fest, me këngën ‘Vetëm ty’!

Vit pas viti, Albani është kthyer në motiv për publikun, jo vetëm me muzikën e artin e tij, por dhe me shembullin fantastik të urtësisë, përulësisë dhe modestisë”, shkruan Veliaj.

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›