E Hënë, 2 Nëntor 2026

Veliaj lë ambientet e burgut dhe sillet në SPAK, kryebashkiaku merret në pyetje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është sjellë sot nga burgu i Durrësit në SPAK ku është marrë në pyetje nga prokurorët.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se marrja në pyetje e kryebashkiakut në cilësinë e personit nën hetim zgjati 1 orë e 30 minuta.

Të pranishëm kanë qenë avokatët e tij, Ermir Beta dhe Artur Selmani.

Kreu i bashkisë më të madhe në vend ndodhet në paraburgimin e Durrësit, i akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv dhe pastrim parash./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›