E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj në Pezë: Bujqësia, blektoria dhe turizmi pikat kyçe ku do përqëndrohemi

Bujqësia, blegtoria dhe turizmi, pikat kyce ku do të kontribuojë  bashkia e Tiranës në zonen e Pezës.

Në një bashkëbisedim me banorët, kandidati i majtë Erjon Veliaj, shpalosi programin e tij për këto 3 shtylla që sipas tij, do të sjellin zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

1.     Integrimin rrugor të zonave rurale në territorin e Bashkisë së Tiranës;

2.     Ndërlidhje me transport publik të gjithë territorit;

3.     Rikonceptim i shpërndarjes gjeografike dhe organizimit të tregjeve;

4.     Vendosjen në punë të sistemit të vaditjes dhe kullimit në territorin e Bashkisë Tiranë

5.     Ngrejmë Qendrën e Agronomisë dhe Veterinarisë për të orientuar fermerët;

6.     Ngrejmë Qendrën e Këshillimit dhe Mbështetjes së Zonave Rurale për të ofruar asistencë teknike dhe grante për fermerët;

7.     Ndërtim i pikave të grumbullimit të prodhimeve bujqësore e blegtorale përmes skemave të PPP;

8.     Hartojmë një guidë të plotë turistike për atraksionet turistike;

9.     Vendosim linja transporti të dedikuara drejt pikave turistike strategjike;

10.   Ofrojmë incentiva për fermat dhe bizneset agrobujqësore.

Infrastruktura rrugore, një një tjetër pikë  e kontratës së Veliajt me banorët e kësaj zone.

Erion Veliaj: Angazhimi ynë është që në 300 ditët e para të bashkisë së re të përfundojmë rrugët e Varoshit dhe mos kthehet në një knetë mesjetare. Ne kemi një kërkesë konstante nga komuniteti në Pezë për të lidhur rrugën mes Pezës dhe Gjysulkonjës. Bëhet fjalë për vetëm 4 km rrugë. Është në prioritet tona, tashmë kemi bërë gati aplikimin dhe menjhërë do ta firmosim në bashkinë e re.

Veliaj premtoi që 16 shtatorin, ta kthejë në javën dedikuar Pezës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›