Veliaj publikon nga burgu bisedat e gjyqit: Një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit, ja me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK

Erion Veliaj ka publikuar nga burgu bisedat e gjyqit që janë zhvilluar mes tij, gjyqtarit Erion Banit dhe prokurorit Ols Dados. Ai e ka konsideruar si një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit, duke deklaruar gjuhën e përdorur si të Sigurimit të Shtetit në diktaturë.
“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, ka shkruar Veliaj krahas bisedave. Postimi i plotë:/abcnews.al