E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj takon avokatët e huaj, SPAK miratoi lejen me status vizitorë, jo si studio ligjore

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka arritur këtë martë (28 korrik) të takojë avokatët e tij të huaj në paraburgimin e Durrësit.

Leja është miratuar pak ditë më parë nga SPAK dhe avokatët e huaj janë lejuar me statusin e vizitorit jo ai avokat apo studio ligjore. Ata kishin tentuar edhe më herët të bëheshin pjesë e procesit por nuk u lejuan nga GJKKO.

Veliaj po qëndron nën masën arrest me burg që nga shkurti i vitit 2025.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›