E Enjte, 5 Nëntor 2026

Veliaj takon homologun e Stambollit: Forcim i lidhjeve në rajon dhe rritje e solidaritetit

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një vizite në Turqi zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem İmamoğlu, bashkëthemeluesi i B40, rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, që këtë vit drejtohet nga Tirana.

Në një postim në rrjetet sociale Veliaj ndau momente nga takimi me İmamoğlu, të cilin e falënderon për vizionin dhe miqësinë e treguar.

“Një vizitë e shpejtë në Turqi për të takuar mikun dhe mentorin tim, Ekrem Imamoglu – kryetarin e palodhur të Stambollit dhe themeluesin e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, B40. Kemi zgjeruar rrjetin, forcuar lidhjet në rajon dhe kemi rritur solidaritetin brenda qyteteve – kjo është fryma! Faleminderit Ekrem Imamoglu për vizionin dhe miqësinë tuaj”, shkruan Veliaj.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›