E Enjte, 5 Nëntor 2026

Veliaj takon kryebashkiakun e Londrës, e uron për rizgjedhjen dhe fitoren e Laburistëve

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim fundjavën që kaloi me kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj ndau sot një foto me Khan, ndërsa u shpreh se e ka uruar homologun për rizgjedhjen, por edhe për fitoren e Partisë Laburiste.

“I lumtur që takova mikun tim të mirë, Sadiq Khan, të cilin e urova për rizgjedhjen si kryebashkiak i Londrës, por edhe për fitoren fantastike të Partisë Laburiste. Është inkurajuese të shohësh se si narrativa progresiste po merr vëmendjen e nevojshme në një Europë të polarizuar”, shkruan Veliaj.

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›