Velipoja mbushet me turistë, plazhi ndahet në ‘të varfër’ e ‘të pasur’
VELIPOJE-Plazhi i Velipojes në Shkodër, ka nisur të popullohet nga pushues të shumtë. Ndryshe nga vitet e tjera, të shijosh nga afër detin duhet të paguash.
“Të privilegjuar para ujit janë vetëm ata që paguajnë 500 lekë të reja në ditë ndërsa ata që nuk kanë mundësitë ekonomike të paguajnë qëndrojnë larg detit ku dhe temperaturat e larta ndihen më shumë”, raporton Eliona Kodra nga Shkodra.
Këtë vit në Velipojë ndiqen dy standarde, nga njëra anë larg detit është shtresa e varfër, ku është përcaktuar edhe hapësira publike. Ata vijnë me çadra me vete dhe pa shezllone. Nga ana tjetër, afër detit është plazhi publik, ku për të qëndruar duhet të paguajnë 500 lekë të reja.
Një mënyrë për të shfrytëzuar në maksimum sezonin veror nga ana e komunës dhe biznesit, por jo mënyra e duhur për të thithur turistët. Kjo ide e realizuar këtë vit në plazhin e Velipojës, duket ka zhgënjyer pushuesit, e madje ka bërë që shumë të largohen duke lënë zhezlonge të tëra bosh.
“Jam i zhgënjyer. Jam pensionist dhe vij paguaj 5 mijë lekë të vjetra përditë për shezllong”.
“Jam nga Mitrovica, rri këtu se dua afër ujit dhe paguaj”, shprehet një tjetër pushues.
Përveç këtij fakti, pozitive për pushuesit mbeten çmimet, të cilat duket se nuk kanë pësuar rritje nga vitet e tjera.
(News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Velipoja mbushet me turistë, plazhi ndahet në ‘të varfër’ e ‘të pasur’