Velipoja përgatitet për sezonin

Në Velipojë, plazhi i parë që çel vijën bregdetare shqiptare kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik.
Autoritetet lokale dhe pronarët e infrastrukturave të pushimit, nisur nga viti i kaluar i kanë pritshmëritë e larta.
Prej disa kohësh është bërë ndarja e stacioneve të plazhit ndërsa aktualisht po punohet për sistemimin e hoteleve dhe formimin
e stafeve. Problem vijon të jetë mungesa e punëtorëve sezonalë, problem që shpresohet të zgjidhet.
Me një vijë bregdetare rreth 14 km, plazhi i Velipojës mbete një ndër më të frekuentuarit ku fluksi i pushuesve po shtohet nga
viti në vit.
Përgatiti: Luan Kadija
Operator : Medin Guri
Montazhi. Urim Hysa
/ rtsh.al /