E Diel, 1 Nëntor 2026

Veljanovski: Opozita të marrë pjesë në Parlament

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski i bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë në seancën e nesërme të Parlamentit kur do të zgjedhjet Qeveria e re.

"I bëjë thirrje bashkërenduesve të grupeve parlamentare të partive politike të vijnë nesër në ora 11 në koordinim me qëllim që të meremi vesh për rrjedhën e seancës si dhe të merremi vesh për çështjet tjera të hapura”, theksoi Veljanovski, i cili gjithashtu paralajmëroi se seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re do të mbahet pasdite në ora 17.00.

Partitë opozitare kanë paralajmëruar mospjesëmarrjen e deputetëve të tyre në seancën për zgjedhjen e Qeverisë. Lidhja Social Demokrate (LSDM) bëri të ditur sot se do të thirrë mbledhje paralele në ambientet e Parlamentit, ku janë të ftuar mediat dhe diplomatët e huaj për të diskutuar në një debat të hapur me temën “Demokraci, diktaturë apo Demokraturë”.

PDSH-ja jozyrtarisht ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme, pasi që kjo parti tashmë ka vendosur bojkotimin e Parlamentit.

Në seancën e nesërme në të cilën pritet të votohet qeveria e re të cilën do ta përbëjnë koalicioni VMRO DPMNE, BDI dhe PAE.

Në seancën për miratimin e Qeverisë pjesëmarrjen e tyre e kanë paralajmëruar presidenti Branko Cërvenkovski, krerët e institucioneve të larta shtetërore, krerët e bashkësive fetare si dhe perfaqesuesit diplomatik në vend. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›