E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllai i Siri Kodrës: Unë, agjenti që shkela mbi gjakun e heronjve

Çaste nga procesi gjyqesor ne gusht 1983

Gani Kodra, oficeri i Sigurimit i rekrutuar nga radhët e familjarëve të heronjve të popullit, për sigurimin e jetës së udhëheqësve komunistë, pohonte në procesin e 83-shit se ishte pjesë e grupit terrorist që do vriste Enver Hoxhën Pavarësisht rrethanave në të cilat i besuari i Kryeministrit të vetëvrarë në kushte të dyshimta vihej në dispozicion të hetuesisë, apologjia që demonstronte para njerëzve të akuzës dhe trupit gjykues për rolin e tij në organizatën kundërrevolucionare, puçiste e terroriste të kryesuar nga poliagjenti Mehmet Shehu, tingëllonte sa absurde, sa edhe qesharake. Vëllai i Heroit të Popullit, Siri Kodra, vrarë në Luftën e Dytë Botërore, tregonte se u ishte kundërvënë me ndërgjegje interesave të atdheut e të popullit, për tu shërbyer agjenturave të huaja antishqiptare. Roli i spiunit, rrëfente Gani Kodra, më detyroi të shkel edhe mbi gjakun e vëllait
Në ligjëratën e ish-kreut të grupit të shoqërimit të Mehmet Shehut, si në një pjesë teatrale, shfaqen njëra pas tjetrës episode e ngjarje të padëgjuara që zbulojnë aspekte të veçanta të veprimtarisë agjenturore të organizatës puçiste e komplotiste të kryesuar nga Kryeministri i vetëvrarë. Mënyra si vetakuzohet vëllai i Heroit të Popullit, vetëm për të shmangur skuadrën e pushkatimit, është pjesa më komike e procesit ndaj Kadri Hazbiut dhe krerëve të tjerë të ish-Sigurimit të Shtetit.
Ballafaqimi në gjyq i Kodrës me liderat e organizatës terroriste, sidomos me të pandehurit Feçor Shehu e Llambi Peçini, ka krijuar një situatë groteske, aq sa ka detyruar trupin gjykues ta ndërpresë disa herë seancën. Sidoqoftë, për aq sa e ka realizuar rolin e caktuar në këtë dramë besniku i ish-Kryeministrit, është shpërblyer me disa vite burg, prej nga doli i sfilitur, por mbi të gjitha i zhgënjyer për dëshmitë e manipuluara në procesin e bujshëm të verës së vitit 83…
Hetimet e Gani Kodrës
Hetuesia ndaj Gani Kodrës, ish-korrier diplomatik, kryetar dege dhe shoqëruesi i Skënder Shehut, zhvillohet  nga hetuesit Luan Bega, Skënder Myftari dhe Avni Doçi më 21 qershor 1982 deri më 13 korrik 1982. Edhe kjo hyn te materialet e bëra gati nga hetuesia sipas dëshirës së saj, kombinuar me ndonjë provë si element lidhës dhe zbukurues. Ganiu pranon të vihet në dispozicion të hetuesisë për të shpëtuar jetën. Pranon se ishte i lashtë në veprimtarinë armiqësore, se ishte njëri prej pjesëtarëve të organizatës kundërrevolucionare, se kishte shkëmbyer sende me përfaqësues të agjenturave të huaja etj. Pas arrestimit të Kadri Hazbiut, futet edhe implikimi i tij në organizatë. Gani Kodra e pranonte në fund tradhtinë ndaj atdheut, porse formulimi ishte bërë i tillë që të jepte të kuptohej se ai nuk i dinte planet që do të ndërmerrte Mehmet Shehu për të kryer puçin ushtarak.
Gani Kodra në Gjykatë
Apologjia e akuzës vazhdon në gojën e Gani Kodrës. Ky pranonte që në fillim se prej kohësh ishte anëtar i organizatës antirevolucionare, që drejtohej nga poliagjenti Mehmet Shehu, duke zbatuar detyrat që i kishte vënë kryetari. Apologjia e Kodrës bëhet pastaj teatrale dhe tej mase qesharake. Ai qëndron në foltoren e gjykimit, lëviz vetëm sytë, pranon para se prokurori të mbarojë fjalën se i pranon plotësisht të gjitha akuzat. Në rrugën armiqësore Gani Kodrën e kishte futur Llambi Peçini, pasi ai i kishte thënë se sa të kem Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun, nuk pyes për njeri. Më 1972, Kodra ishte ngarkuar me detyrën e shoqëruesit të Mehmet Shehut, kur ky do të shkonte për kurim në Francë. Kodra e heq veten në rolin e personit që kishte mbajtur lidhjet agjenturore midis Mehmetit dhe djalit të tij, që ishte me studime në Suedi. Mirëpo, Ganiu i tregon këto muhabete me një naivitet të theksuar, a thua se bisedonte kryeministri e ministri i Punëve të brendshme me një person si ai për punë të mëdha. Por, porosi agjenturore kishte marrë edhe nga anëtari tjetër i organizatës, Feçor Shehu. Kjo ishte porosi e të vdekurit Mehmet Shehu. Pastaj, ky i fundit sikur ta kishte vëlla, kishte thirrur Gani Kodrën dhe i kishte thënë se kishte vendosur ta fejonte Skënderin me Silva Turdiun, megjithëse kjo ishte në kundërshtim me vijën e Partisë. Poliagjenti Mehmet Shehu i kishte dhënë porosi Ganiut të ndikonte tek Skënderi, për ti mbushur mendjen që të fejohej me Silva Turdiun. Edhe Feçor Shehu kur ishte në spital, e kishte pyetur për fejesën dhe Ganiu i kishte thënë se po bëhej. Feçori sipas Ganiut kishte mbetur i kënaqur. Teatralizimi i Gani Kodrës mbyllej me fjalët se këto ishin veprimet, me të cilat ai u ishte kundërvënë interesave të atdheut, popullit, e Partisë, duke shkelur mbi gjakun e vëllait përfundoi në një spiun. I mallëngjyer nga kjo apologji, prokurori i Përgjithshëm që përfaqësonte akuzën, i vë në dukje trupit gjykues se Gani Kodra kishte kryer detyra të rëndësishme në favor të organizatës kundërrevolucionare, puçiste, komplotiste dhe terroriste, duke shoqëruar Skënder Shehun e duke i krijuar kushte Fiqerete Shehut për takime agjenturore. Procesi vazhdon me situatë humori, kur Llambi Peçini pyet Gani Kodrën se si e kishte rekrutuar dhe ky i fundit thotë pse me rekrutim klasik kujton ti, me deklarata. D.m.th Kodra thotë se kishte rekrutuar Llambin, por mbi baza shpirtërore dhe jo shkresore. Feçor Shehu ndërhynte duke thënë se detyra e Kodrës ka qenë sigurimi i udhëheqjes dhe fëmijëve të tyre. Feçori pohonte se MPB-ja kishte qenë kundër fejesës së Skënderit me Silva Turdiun.
Dëshmia e Llambi Peçinit
Llambi Peçini fillon të japë pohimet e tij, krejt ndryshe nga apologjitë e të pandehurve të mëparshëm. Që në fillim, Llambi thotë: Kurrë nuk kam qenë agjent i zbulimeve të huaja, i ndonjë zbulimi të huaj apo i ndonjë personi të veçantë. Kurrë nuk kam qenë armik i Partisë, veçse ushtarak besnik i Partisë dhe i shokut Enver. Unë në disa procese të miat kam deklaruar, kam bërë deponime.
Në fakt, disa deklarime të Llambit në Hetuesi ishin bërë siç dinte të bënte hetuesia në raste të tilla, përdorimin e torturës si mjet detyrues. Fakt interesant është ai që jepet rreth mundësisë së një atentati ndaj Sadik Premtes në Paris. Njoftimi kishte ardhur nga rezidenca e Parisit, shef i së cilës ishte Llambi. Hetuesia, duke menduar se urdhrin e kishte dhënë ministri Mehmet Shehu, ka dashur të implikojë këta të dy, Llambin e Mehmetin, sado që viktima ishte një figurë e urryer nga regjimi si Sadik Premtja, duke përfunduar kësisoj agjenturizmin e dy personave të sipërthënë.
Në fakt, për këtë veprim nuk kishte qenë dakord kryekëshilltari sovjetik Gllaskov, pasi atij në bisedë me Kadri Hazbiun e Zoi Themelin ky veprim i ishte dukur se nxitej nga zbulimi turk. Ndërsa në gjyq jepet ideja se Enver Hoxha e kishte ndaluar veprimin si akt terrorist. Llambi në atë kohë, më 1951, kishte qenë zëvendëskryetar i degës së zbulimit. Atentati ishte kryer pa sukses dhe me porosi të Sigurimit dhe, për këtë shkak, Gllaskovi kishte reaguar. Por, në sallë Kadri Hazbiu ka pranuar se ka qenë ai që ka dhënë urdhër për atentatin ndaj Sadik Premtes. Kjo, sepse ministri Mehmet Shehu nuk ndodhej atë ditë dhe nga Partia kërkohej ngutësisht miratimi për ekzekutim. Enver Hoxha më pas ka kritikuar Hazbiun, pasi zbulimi nuk duhej të merrej me këto gjëra. Në atë kohë kishte dal vullnetar një person i sëmurë me tuberkuloz, që do e vriste pas disa muajsh. Ai kishte thënë ta vriste në Paris Sadik Premten e më pas të vdiste në Shqipëri.
Llambi nuk pranon ato që ka vënë hetuesia në procesverbalin e pyetjeve të tij. Hetuesi i kishte treguar incizimet e deponimeve të Fiqerete Shehu, Skënder SHehut dhe Gani Kodrës, të cilat i ishin vendosur deponimit të Lla

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›