E Martë, 3 Nëntor 2026

Vëllezërit Bami shoqërohen në policinë e Dubait

Vëllezërit Durim e Valter Bami janë shoqëruar nga autoritetet policore të Dubait.

Lajmi konfirmohet nga burime jozyrtare, ndërsa aktualisht Dubai nuk ka njoftuar autoritetet tona në mënyrë zyrtare.

Burime bëjnë me dije se Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në ditët e fundit për vendqëndrimin e dy vëllezërve në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët dyshohet se janë gjetur.

Aktualisht, me vendim të SPAK, në kërkim rezulton Durim Bami, në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›