E Martë, 3 Nëntor 2026

Vende vakante, Policia e Shtetit hap aplikimet për 400 pozicione në strukturat vendore

Policia e shtetit informoi se përzgjedhja do të bëhet nëpërmjet një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm, transparent, si dhe sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës.

Dikasteri blu saktëson, se bëhet fjalë për 400 funksione të rolit bazë, të ndara sipas strukturave policore në nivel vendor.

Sipas policisë, në numrin e kuotave për konkurrim, 50% e kuotave do të jenë për vajza e gra, të cilat pas përfundimit me sukses të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, do të emërohen në strukturat e Kufirit dhe Migracionit.

Në strukturat policore të qarkut Tiranë janë 125 vende, në Durrës 35, në Korçë 20, në Fier 10, në Vlorë dhe Lezhë nga 30 vende, në Shkodër 50 vende, në Kukës 35, në Dibër 25 pozicione, në Elbasan 10, Gjirokastër 20 dhe Berat 10 pozicione. Aplikimet do të pranohen deri në fund të muajit korrik.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›