Vendet e Ballkanit i bllokuan avionin, reagon Lavrov: Anulimi i vizitës në Serbi, i pashembullt
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, raportoi në Komisionin për Nismat Qytetare...
14:18
Vendet e Ballkanit i bllokuan avionin, reagon Lavrov: Anulimi i vizitës në Serbi, i pashembullt
Lapsi.al 6 June 2022
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se anulimi i vizitës së tij në Serbi, ka qenë i pashembullt. Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media, pasi vendet afër Serbisë – Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – kanë mbyllur hapësirat ajrore për aeroplanin që planifikohej të dërgonte kryediplomatin rus të hënën në Beograd. Lavrov ka thënë se homologu i tij serb, Nikolla Sellakoviq është ftuar në Moskë, dhe shpreson që udhëtimi i tij nuk do të pengohet.
Rusia ka fajësuar Perëndimin pasi Lavrov ka anuluar vizitën në Serbi.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e ka konsideruar vendimin “një tjetër kanal të mbyllur të komunikimit”, në disa komente që janë përcjellë nga agjencitë ruse të lajmeve. Kremlini ka thënë të hënën se mbyllja e hapësirës ajrore ka qenë “veprim armiqësor”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve se një veprim i tillë mund të ndryshojë orarin e takimeve të nivelit të lartë diplomatik. Megjithatë, Peskov ka thënë se kjo gjë nuk do ta pengojë Moskën nga mbajtja e kontakteve me shtetet mike.
Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë të dielën se Maqedonia e Veriut ka refuzuar kërkesën e Ambasadës së Federatës Ruse për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të këtij shteti për fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, i cili ka paralajmëruar se do të vizitojë Beogradin të hënën. Kërkesa e Ambasadës Ruse është bërë pavarësisht se Maqedonia e Veriut më 28 shkurt ka vendosur sanksione ajrore ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenca e Serbisë ka bërë të ditur se në vend të takimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me Lavrovin, lideri serb do të takohet të hënën me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko.
Serbia, vend që ka lidhje të ngushta kulturore me Rusinë, e ka përballuar presionin për të marrë qëndrimin për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës. Serbia është krejtësisht e varur nga nafta dhe gazi rus. Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq janë pajtuar muajin e kaluar që Rusia të vazhdojë të dërgojë gaz natyror në Serbi, derisa disa shteteve u është bllokuar furnizimi për shkak se kanë refuzuar të paguajnë në rubla ruse./REL/
Këtë të shtunë, kopshti koologjik hapi dyert për të pritur të gjithë dashamirësit e kafshëve dhe të shpendëve të egra. Por përveç syve kuriozë, kopshti ka tërhe...
Në ditën e tretë të zjarrit në Ishullin e Sazanit situata vijon të jetë alarmante. Zjarri vijon të jete aktiv në një sipërfaqe te konsiderueshme në pjesën l...
Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi tentuan të grabisnin një minierë në Martanesh. Sipas burimeve në pranga përfundoi Bas...
Dy persona kanë përfunduar në spital dhe të tjerë janë dëmtuar lehtë nga aksidentet e pazakonta që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në pedonalen “28 Nentori” ...
Një 45-vjeçar i dënuar me 10 vite e 6 muaj burg është arrestuar në Qerret të Kavajës. Në pranga përfundoi Alfred Mikeli, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar ditën e sotme për situatën e shkaktuar nga zjarri në ishullin e Sazanit. Gjatë një statusi në rrjetet sociale teks...
Ashtu si edhe për pandeminë Covid-19 edhe për përballimin e krizës së çmimeve të larta pas luftës në Ukrainë, qeveria shqiptare ka dhënë mbështetjen më të ulët ...
Gerard Pique ndoshta tashmë e di se ai bëri gabimin më të madh të jetës së tij duke tradhtuar Shakirën. Nëse thashethemet janë të vërteta, lojtari i FC Barcelon...
Vatra e zjarrit në ishullin e Sazanit është ende aktive. Flakët janë më të përhapura në një sipërfaqe te konsiderueshme në pjesën lindore të ishullit përballë q...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Adriatik. Tërmeti që ka rënë në detin Adriatik është ndjerë edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi, në këtë të fu...
Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur
Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë
Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.