Vendi del nga situata pezull. Dy deputete i japin Gillard fitoren
Julia Gillard do te qendroje ne postin e Kryeministres se pare femer te Australise pasi ka fituar mbeshtetjen e dy parlamentareve kyc te pavarur qe ka zgjidhur edhe situaten pezull te krijuar pas rezultatit shume te barabarte te zgjedhjeve te pergjithshme.
Njoftimi shume i rendesishem i ka dhene fund dy javeve te ngercit politik qe kishte perfshire Australine. Gjithsesi behet fjale per nje qeveri minoriteti qe eshte e para e ketij lloji per Australine e pas Luftes se Dyte Boterore. Ngjarjet e fundit tregojne se ne fakt demokracia jone eshte shume e forte ka deklaruar Gillard ne nje konference per shtyp menjehere pas lajmit te fitores. Sipas saj tashme laburistet po pergatiten qe te kene nje qeveri te sigurt per tre vitet e ardhshme ne Australi. Ne do te japim me shume llogari se me perpara dhe me shume se cdo qeveri tjeter ne historine moderne te vendit. Nderkaq kundershtari i saj Abbot deklaroi se do te respektonte vendimin pavaresisht se partia e tij kishte fituar fillimisht me shume vota ne zgjedhjet e pergjithshme te cilat u zhvilluan me 21 gusht.
Zgjedhjet dhe sidomos situata e paszgjedhjeve ne Australi sipas analisteve jane karakterizuar nga ngjarje qe ngjajne me shume me nje serial televiziv dhe me nje perfundim qe ngjan me shume me ate te nje reality show. Sipas deputeteve qe me voten e tyre i dhane Kryeministres mandatin e saj te pare te ligjshem pikat qe i bene ata per vete ishin qendrimi i laburisteve per ndryshimet klimatike si dhe ndjesia se ne rast se do te perkrahnin Abbot vendi do te shkonte serish ne zgjedhje te parakohshme.
Deputetet e pavarur qe kane mbeshtetur Kryeministren e re te vendit ne mandatin e saj synojne qe te cojne perpara planet e saj per nje sere ceshtjes qe kane te bejne me ekonomike por nuk do te jete shume e lehte vota per ndryshime te medha duke qene se gjithsesi behet fjale per nje qeveri pakice qe ka nje dallim shume te vogel me opoziten per sa i takon vendeve ne Parlament.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic