E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendi në kolaps energjitik, mijëra banorë presin Krishtlindjen pa drita

Tiranë- Ndonëse një ditë më parë Ministria e Ekonomisë i bëri thirrje CEZ-it të mos ndërpresë energjinë elektrike për festat e fundvitit, shumë qytete të vendit pritet ta kalojnë Krishtlindjen me qirinj.

Nga veriu në jug ka mungesë të theksuar elektriciteti, shumica e tyre prej defekteve, por kompania çeke ende nuk ka ndërhyrë për të riparuar problemet.

Kështu në disa zona të Shkodrës prej tre javësh mungon energjia, ndërsa po prej aq ditësh nuk ka drita edhe në Velipojë.

Fshatrat Gjyrale dhe Krrabaj në Librazhd po vuajnë të njëtin fat, ndërsa probleme me tensionin e ulët ka edhe Elbasani.

Situata e njëjtë është edhe në juglindje, pasi shumë zona në Korçë do ta kalojnë Krishlindjen pa drita. Situata problematike shihet në komunat Lozhan, Proptisht dhe Miras. Gjendja më alarmante është në Fier, pasi 15 fshatra kanë disa ditë pë energji. Dje METE-ja i bëri thirrje kompanisë çeke që kryen shpërndarjen e energjisë elektrike në vendin tonë që të marrë masat për riparimin e defekteve.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›