E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave/ Ja kush do e drejtojë Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (EMRI)

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, më 15 janar, Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime të rëndësishme, përfshirë emërimin e drejtoreshës së rë të Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Marjeta Përlala. 

Qeveria vendosi sot: 

  • Miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2027-2029, “Treguesit kryesorë makroekonomik딠dhe “Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar”.
  • Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për transportin ndërkombëtar rrugor.
  • Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të disa pronave të paluajtshme shtetërore, sipas formularëve.
  • Përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2026, për njësitë e qeverisjes qendrore.
  • Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërhyrje në zona sportive dhe lodra për fëmijë “Dua të luaj””, Bashkia Fier.
  • Përcaktimin e kritereve të veçanta dhe të procedurave për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, lirimin dhe shkarkimin nga detyra tëinspektoriatittë përgjithshëm. 
  • Znj.MarjetaPërlala emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›