E Martë, 3 Nëntor 2026

Vendimet e qeverisë, Koçiu: Miratuam marrëveshjen e bashkëpunimit me Zvicrën për emergjencat shëndetësore

Ministrja e Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, njoftoi sot se Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Zvicrën që do të shërbejë për strukturat e shëndetësisë për sa i përket reagimit ndaj emergjencave shëndetësore.

Koçiu tha se bashkëpunimi me Zvicrën do të zgjasë katër vite, ndërsa theksoi rëndësinë e koordinimit mes institucioneve dhe rolit aktiv të tyre, për të kontribuar në mënyrë efikase dhe për t’iu përgjigjur çdo emergjence shëndetësore në mënyrë cilësore dhe sa më efektive.

Albana Koçiu:Sot miratuam marrëveshjen e bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe zviceriane, e cila do të asistojë të gjithë strukturat e shëndetësisë sa i përket reagimit ndaj emergjencave shëndetësore. Marrëveshje do të zgjasë për 4 vite, do të asistojë forcimin e strukturave shëndetësore për t’ju përgjigjur emergjencave si dhe ndërkohë do të rrisë kapacitetet e profesionistëve në fushën e shëndetësisë. E rëndësishme është të theksoj se përveç gjithë konsolidimit dhe strukturave, është edhe përfshirja e komuniteteve dhe roli që duket të kenë në rast të emergjencave./vizionplus.tv/ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›