E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vendimi- Përcaktohen 14 institucione inspektimi që do të riorganizohen

Qeveria ka miratuar një vendim që përcakton zyrtarisht institucionet e qeverisjes qendrore me funksione inspektimi, të cilat do t’i nënshtrohen procesit të riorganizimit sipas ligjit të ri për inspektimin.

Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm në reformën e sistemit të inspektimeve në Shqipëri.

Lista e institucioneve të përfshira

Procesit të riorganizimit do t’i nënshtrohen 14 institucione, si më poshtë:

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

Agjencia Kombëtare e Mjedisit

Agjencia Kombëtare e Pyjeve

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut

Instituti i Shëndetit Publik

Gjithashtu, funksionet inspektuese të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të transferohen në inspektorate të reja qendrore që do të krijohen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›