Vendimi/ Agron Gjekmarkaj caktohet anëtar në Komisionin për Politikën e Jashtme, zë vendin e Grida Dumës

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj është caktuar anëtar në Komisionin për Politikën e Jashtme. Me vendim të Kuvendit, Gjekmarkaj zë vendin e Grida Dumës në Komisionin për Politikën e Jashtme si anëtar i PD-së.
Ky ndryshim vjen pas largimit të Dumës nga politika, e cila la mandatin në fillim të nëntorit të 2022.
Vendimi
PROJEKT-VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 69/2021 “PËR CAKTIMIN E ANËTARËSISË SË KOMISIONEVE TË PËRHERSHME TË KUVENDIT”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të neneve 21 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit,me propozim te Grupit Paralametar të Partisë Demokratike,
K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
- Në pikën I të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar, bëhet ky ndryshim:
“Deputeti z. Agron Gjekmarkaj caktohet anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme”
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
/rtsh.al/