E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi final per statusin

E hene 10 Dhjetor 2012 1201 BASHKIMI EUROPIAN Ministrat e jashtem te Bashkimit Europian takohen sot pasdite ne Bruksel ku vec te tjerash pritet te marrin vendimin per statusin kandidat per Shqiperine. Ne kohen kur vendi yne nuk i ka permbushur tre kushtet e vendosura nga Komisioni Europian ne rekomandimet e tetorit eshte thuajse e sigurt se vendimi per Shqiperine sa i perket statusit do te jete negativ. Ashtu sic eshte paralajmeruar edhe nga mediat prestigjioze europiane pak dite me pare mos kryerja e reformes parlamentare asaj ne administraten publike dhe reforma ne drejtesi nga ana e klases tone politike do te cojne ne deshtimin per te tretin vit radhazi ne kete proces te rendesishem te integrimit. Vec ketyre kushteve tashme per Shqiperine del nje tjeter sfide perpara qe jane zgjedhjet parlamentare te vitit 2013. Ndonese nuk do te permenden tekstualisht si kusht mbarevajtja e procesit zgjedhor te 23 qershorit 2013 do te jete percaktuese per fatin europian te Shqiperise. Vendimi i ministrave te jashtem te BE-se do te komunikohet sonte pas takimit disa oresh. Ky vendim do te miratohet ne menyre formale nga lideret europiane gjate punimeve te samitit te Bashkimit Europian ne Bruksel me 13 dhe 14 dhjetor.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›