Vendimi i GJKKO, Kalaja: Akuzat e SPAK e ndihmojnë Ballukun

Avokatja Adriana Kalaja e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar vendimin e GJKKO për zv.kryeministren Belinda Balluku.
Ajo tha se me atë që ka ndodhur SPAK i ka dhënë lehtësi Ballukut, pasi akuzat e ngritura për parregullsi në tendera nuk mund t’i faturohen ministres apo zv.kryeministres.
“Unë këtë mendoj se po i bëhet nderi zonjës Balluku, që nëse janë provat dhe faktet SPAK para se të kalonte në këto dy masa, unë mendoj se ngritja e akuzës për parregullsi në tendera e shoh si ndihmesë që i jepet për momentin sepse në çdo lloj rrethane nuk mund të lidhësh ministrin apo zv.kryeministrin me një tender. SPAK po e çon çështjen në një problematikë teknike, që nesër edhe nëse vërtetohet kjo të shkohet në dënimin e anëtarëve të komisionit. Po marr rastin paralel, ti ke rastin e drejtuesit të prokurimeve që shkalla e parë e pezulloi nga detyra”, tha Kalaja.