E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i Kushtetueses, Pacolli anulon axhendën

Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli ka anuluar axhendën e sotme, ku kishte parashikuar një vizitë në Gjakovë.

Sipas mediave kosovare anulimi i vizitës mbase është bërë për shkak të ngjarjeve të fundit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që zgjedhja e tij, nuk ishte kushtetuese.

"Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli nuk do të realizojë dy takimet e parashikuara për ditën e sotme me përfaqësuesit e biznesit dhe me intelektualët në Gjakovë", thuhet në një njoftim të presidencës.

Ndërkohë deri më tani as presidenti Pacolli, dhe askush nga presidenca nuk janë prononcuar ende rreth vendimit të Kushtetueses.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›