E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vendimi i Kushtetueses për Tiranën/ Sondazhi në “Zëri i Shqiptarëve”: 56.9 përqind e cilësojnë të drejtë

Në “Zëri i Shqiptarëve’, ABC News publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës javor, me çështje që shqetësojnë shqiptarët.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, proporcionalisht në 24 njësitë administrative të bashkisë, ku pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Sondazhit iu nënshtruan 1221 banorë të rritur të Bashkisë Tiranë. Vlen të theksohet se maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: është plus/minus 2.9%.

Lidhur me çështjen “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet në Tiranë”, ’ 56.9 përqind e cilësojnë vendim të drejtë, ndërsa 43.1 përqind, thonë se është e motivuar politikisht./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›