Vendimi i Kushtetutës për Veliajn, Rama: Ngërç absurd, Tirana nuk mund të mbetet “pa kokë”

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar dekretin e Presidentit dhe qeveris për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, si një “ngërç absurd” duke shtuar se kryeqyteti nuk mundet të mbetet “si një trup pa kokë”, pasi kostoja e madhe do të bie mbi qytetarët.
Sipas kryeministrit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet parë si një akt kundër qeverisë, por si një dëm i madh për Tiranën.
“Dua të theksoj se çfarëdo është thënë nuk ka thënë të vërtetën lidhur me arsyen e shkarkimin e kryetarit të bashkisë, e vërteta është e thjeshtë: Tirana nuk duhet drejtuar si një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vetë mbi krye.
Kush ka dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd duhet të kujtohet se përtej teorive konspirative, kryeqyteti nuk duhet të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal që qytetarët paguajnë një kosto të padrejtë”, u shpreh Rama.
Kryeministri shtoi se nëse në Tiranë nuk zhvillohen zgjedhje deri në vitin 2027, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese mendon se kryetari i bashkisë mund të largohet vetëm përmes zgjedhjeve, atëherë krijohet “një disproporcion i dyfishtë”. Ai shtoi se nëse ecet mbi këtë parim, atëherë Kushtetuesja në gjykimin e paraburgimit të Veliajt, duhet ta lirojë atë nga qelia.
“Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027 dhe Kushtetuesja mendon se kryetari nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje atëherë këtu jemi përballë një dispropocioni të dyfishtë. E para ajo e mbajtjes së tij në qeli në dëm të të drejtave të tij kushtetuese dhe e dyta në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri vetë.
Dhe e treta që vjen logjikisht që nuk sheh te kushtetuesja një vendim të bërë kundër qeverisë por aman në dëm të madh të Tiranës, por sheh te ajo një vendim parimor, nuk ka sesi të mos pres së më të njëjtë parim kur të gjykojë paraburgimin e tij, dhe të pres së Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë për të vijuar procesin gjyqësor i lirë, kjo është gjeja më normale. E para dhe e dyta janë të sigurta, pika e tretë mbetet për t’u parë”, tha Rama.
Rama shtoi gjithashtu se vendimi i Kushtetueses, tregoi se ai nuk i ka kapur të gjitha pushtetet, ashtu siç pretendojë kundërshtarët e tij politik.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e presidentit dhe qeverisë për shkaktimin e kryeartit të bashkisë. Së pari siç duket dhe nuk është hera e parë unë nuk i paskam kapur të tera pushtete dhe kjo është e qartë dhe një gjë e mirë që duhet ta pranojnë edhe ata që faktikisht kundërshtojnë jo mbi të vërtetat pro mbi të pavërtetat”, tha Rama.
/rtsh.al/