E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi për Ballukun/ Manjani: Kushtetuesja nuk i ka dha dot zgjidhje mosmarrëveshjes Qeveri – Drejtësi

Pas rreth 10 orësh “të ngujuar”, Gjyata Kushtetuese me 4 vota Pro dhe 4 vota, mori vendimin për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e pezullimit, të vendosur nga kjo e fundit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kështu, është rikthyer masa e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun, e cila ishte hequr më 12 dhjetor 2025, po me verdikt të kësaj gjykate.

Kushtetuesja vlerësoi njëzëri se edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore kur e shkelin atë.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë, juristi Ylli Manjani.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka dështuar të marrë një vendim mbi objektin e kërkesës së bërë. Pra nuk i ka dhënë dot zgjidhje mosmarrëveshjes ndërmjet Qeverisë dhe Drejtësisë.

Më tej, Manjani sqaron se, “çështja e debatit mbi imunitetin e saj nuk ka lidhje me këtë gjykim, por me procedurat dhe vendimmarrjen e Parlamentit, mbi kërkesën e SPAK”.

Postimi i Manjanit:

Meqë kam shumë pyetje dhe nuk u përgjigjem dot të gjithëve, po e sqaroj këtu domethënien e vendimit pa vendim të Gjykatës Kushtetuese: 1. Gjykata Kushtetuese ka dështuar të marrë një vendim mbi objektin e kërkesës së bërë. Pra nuk i ka dhënë dot zgjidhje mosmarrëveshjes ndërmjet Qeverisë dhe Drejtësisë. 2. Duke mos qenë në gjendje të marrë vendim, automatikisht kërkesa e bërë quhet e rrëzuar, megjithëse e pagjykuar. 3. Vendimi i ndërmjetëm i pezullimit të vendimit të GJKKO, bie nga fuqia automatikisht sepse ka përfunduar gjykimi. 4. Situata ligjërisht rikthehet në gjendjen që ishte përpara fillimit të gjykimit në Gjykatën Kushtetuese. Pra zonja Balluku mbetet e pezulluar nga detyra sipas vendimit të GJKKO. 5. Çështja e debatit mbi imunitetin e saj nuk ka lidhje me këtë gjykim, por me procedurat dhe vendimmarrjen e Parlamentit, mbi kërkesën e SPAK. Kaq sa për sqarim ligjor të mënyrës se si duhet kuptuar vendimi pa vendim i kushtetueses. Komentet, opinionet e konspiracionet janë temë tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›