Vendimi për Kosovën, PDU: Festë për të gjithë shqiptarët
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë korrigjoi në këtë mënyrë gabimin historik të kryer 97 vjet më parë, në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës, pikërisht në korrik 1913, ku padrejtësisht shqiptarët u copëtuan në shtetet fqinje”, thuhet në reagim .
PDU thekson se kjo është një ditë historike jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Greqi e kudo që jetojnë bashkëkombësit tanë.
“Pas pak kohësh, Kosova do të jetë pjesë e OKB-së, pas valës së njohjeve që pritet të pasojnë vendimin e GJND-së, duke i vendosur vulën aktit të pavarësisë së kryer më 17 shkurt 2008 nga bashkëkombësit tanë në Kosovë”, vijon më tej reagimi.