E Diel, 1 Nëntor 2026

Venecia duartrokitje per Somewhere

Duartrokitje te gjata pas prezantimit te filmit ldquoSomewhererdquo te regjisores Sofia Coppola ne diten e trete te Festivalit Nderkombetar te Filmit te Venezias qe kete vit eshte ne edicionin e tij te 67-te.

Filmi i Coppola-s vajzes se regjisorit Francis Ford Coppola permban nje sere elementesh autobiografik.

Influenca e te qenit nene kujtimet e periudhes se jeteses me te atin si hyrja ne boten e showbizit qendrimet e gjata ne hotele lojerat ne kazinote e Las Vegasit apo marrja e cmimeve Telegatto ne Itali jane elemente te perdoruara ne film.

ldquoSomewhererdquo rrefen historine e nje divi te Hollywood-it interpretuar nga Stephen Dorff ne krize me ekzistencen e tij.

Ai jeton ne nje hotel. Jeta e tij ndryshon kur ritakohet me te bijen 11 vjecare interpretuar nga Elle Fanning.

Nje mori ngjarjesh dhe udhetimesh qe i cojne nga Los Angeles ne Las Vegas deri ne Milano ceremonine e Telegatti skene ku figura te njohura italiane si Simona Ventura dhe Valeria Marini interpretojne vetveten.

Filmi ldquoSomwhererdquo eshte ne konkurs per Luanin e Arte se bashku me 22 filma te tjere me metrazh te gjate.

Kryetari i jurise eshte Quentin Tarantino i cili eshte edhe ish i fejuari i Sophia Coppola-s.

27 filma te tjere jane jashte konkursit. Festivali do te zgjase deri me 11 shtator.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›