E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuelë, Chavez-Capriles në garë për president

Në Venezuelë sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Presidenti Hugo Chavez, i cili mban pushtetin nga viti 1999 sfidohet nga ish-guvernatori i Mirandas, Henrique Capriles.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se Chavezi është favorit për të fituar, por mbështetësit e Capriles thonë se fitorja e befasishme e kandidatit të tyre nuk mund të përjashtohet.

Chavezi, aleat i qeverive të Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit ka qenë në pushtet më gjatë se çdo president tjetër i zgjedhur në Amerikën Latine. Ish-oficeri ushtarak thotë se po drejton Venezuelën drejt socializmit.

Grupet për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar atë për masa represive që kanë në shënjestër kritikët e sundimit të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›