E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuelë, gjenden të groposura gjashtë qese plot me para

Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë gjetur 550 mijë dollarë të groposur pranë kufirit me Kolumbinë, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Sipas BBC, paratë ishin futur në qese plastike në brigjet e lumit Meta. Bashkë me paratë ishte edhe një pushkë e 1 kilogram kokainë.

Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur se si ranë në gjurmët e parave.

Venezuela ka arrestuar disa trafikantë kolumbianë droge.

Grupet guerile kolumbiane dhe trafikantët e drogës shpesh i groposin paratë në zona të pabanuara.

Paratë, të gjitha në kartëmonedha 100 dollarëshe, ishin futur në gjashtë qese.

Në vitin 2003, ushtarët kolumbianë gjetën rreth 20 milion dollarë para droge të groposura në xhunglën kolumbiane.

Ushtarët nuk u treguan aktiviteteve për këtë zbulim. Ata janë nën akuzë për vjedhje. Akoma nuk është dhënë një vendim për ta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›