Venezuele kontenstime per zgjedhjet

Kandidati humbës i zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë, Henrique Capriles, kërkoi rinumërimin e votave, duke akuzuar fituesin Maduro për manipulime votash.
Capriles, i cili humbi me një diferencë tejet të ngushtë, deklaroi se opozita e tij ka regjistruar mbi 300 mijë incidente apo raste të “keqnumërimit” të votave, prandaj është e domosdoshme që kutitë të rihapen. Socialisti Nicolas Maduro, i zgjedhur në ditët e fundit të jetës nga Chavezi si pasardhësi i tij, bëri thirrje që rezultati i zgjedhjeve të respektohet. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në shpalljen e rezultatit prej 50,7% të votave në favor të Maduros, përjashtoi mundësinë e rinumërimit. Chavez mundi Capriles në zgjedhjet e tetorit 2012, të konsideruara si demokratike dhe të ndershme nga komisionerët ndërkombëtarë dhe SHBA, por zgjedhje të parakohshme u bënë të detyrueshme të mbaheshin në prill, për shkak të vdekjes së Chavezit. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Kubës, Raul Castro, ishin ndër liderat e parë të shteteve që përgëzuan Maduron për fitoren e tij.