Venezuele tension ne prag te zgjedhjeve

Në prag të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë, situata tensionohet pasi opozita paraqiti një ankesë zyrtare, për shkeljet që sipas saj, i janë bërë ligjit zgjedhor.
Sipas Henrique Capriles, cili udhëheq të djathtët në opozitë, pasardhësi i pritshëm i Hugo Chavez, zv/presidenti Maduro ka përdorur fonde të paligjshme për fushatë dhe në kundërshtim me ligjin, ka pasur në mediat shtetërore një mbulim shumë më të madh. Ndërsa votimet do të nisin brenda pak orësh, presidenti i përkohshëm, Nicolas Maduro, u shfaq në televizion në një vizitë në varrin e ish-udhëheqësit Hugo Chavez. Chavez, njeriu që drejtoi Venezuelën për 15 vjet, nga viti 1998-2013, humbi betejën ndaj një tumori në datën 5 mars, duke detyruar mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme. Nën udhëheqjen e tij, në Venezuelë u realizuan reforma të rëndësishme ekonomike dhe shtetëzime që ndikuan në rritjen e nivelit të jetesës, por edhe në armiqësimin e qeverisë së Chavez me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj perëndimorë, që shpesh e konsideruan Chavezin si një lider komunist. Maduro, që shihet edhe si favorit për të fituar këto zgjedhje, mbylli fushatën e tij në qytetin e Trujillos ku premtoi vazhdimin e reformave të Chavez për ndërtimin e socializmit, ndërsa rivali i tij, Caprilles u ndal tek kriminaliteti dhe korrupsioni në vend. Në zgjedhjet që u mbajtën në muajin tetor të vitit të kaluar, Capriles humbi zgjedhjet përballë Hugo Chavez, por mundi të sigurojë rezultatin më të lartë për opozitën vendase që mori si asnjëherë tjetër plot 44 përqind të votave.