Venger: Kristiano Ronaldo është një arrogant
Londër - Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka lëshuar një lumë të sharash në drejtim të yllit të Mançesterit, Kristiano Ronaldo. Sipas Vengerit, futbollisti më i mirë i vitit 2008 është një arrogant.
“Me Mançester Junaited të ndodh gjithmonë që të kesh probleme në përballjet me ta. Gjithmonë je përpara provokimeve. Një shembull tipik i tillë është Kristiano Ronaldo. Arroganca dhe provokimet e tij janë ashtu si klasi që ka”.
Në ndeshjen e fundit Ronaldo është bërë sërish protagonist në një rast me futbollistin e Njukasëllit, Stiven Tejlor. Trajneri i Arsenalit mendon se gjyqtarët e kanë të vështirë të japin vendime të sakta kur bëhet fjalë për portugezin, pasi ai gjithmonë është objekt lajmesh.