E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vengu: Mbështesim investimet përmirësuese të infrastrukturës dixhitale

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në Konferencën e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA).

Fokusi në këtë konferencë ishte tek vlera e shtuar e ekonomisë dixhitale dhe sfidat që mbart procesi i zhvillimeve teknologjike në rrafshin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Vengu theksoi se, përballja me kërcënimet kibernetike ka krijuar një konsensus kombëtar mes sektorit publik dhe atij privat për të fuqizuar kapacitetet kombëtare.

“Pritshmëria e qytetarëve tanë është për më shumë inovacion dhe më shumë siguri në ofrimin e shërbimeve dixhitale”, nënvizoi Vengu.

Vengu shtoi se, në linjë me politikat e Bashkimit Evropian në këtë fushë, qeveria shqiptare do të mbështesë investimet përmirësuese të infrastrukturës dixhitale dhe do të vijojë të ofrojë një kuadër rregullator nxitës për investimet e huaja në industrinë ushtarake.

1 nga 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›