E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vengu: Më shumë se 7 vite në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë prej më shumë se 7 vitesh në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot pamje nga Forcat e Armatosura në Letoni.

“Ekspertët tanë të EOD (Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese të Rrezikshme) janë angazhuar në mbrojtjen e kufijve lindorë të Aleancës, duke kontribuar në forcimin e sigurisë në Camp Adazi, Letoni, theksoi Vengu.

Ministri u shpreh krenar për sakrificën e major Klodian Tanushit dhe nëntetare Zarife Hasanajt, të cilët ranë në krye të detyrës duke shërbyer me nder.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›