E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vengu: Raportimi në kohë ndihmon në neutralizimin e shpejtë të zjarreve

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot pamje nga puna dhe përpjekjet e dhjetëra efektivëve për shuarjen e zjarreve.

Vengu përcolli edhe mesazhin sensibilizues të Major Endrit Cengut nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile për të gjithë popullsinë.

“Tregoni kujdes gjatë aktiviteteve, veçanërisht në terrene malore e pyje, për të mos lënë asnjë mbetje që mund të bëhet shkak për aktivizimin e zjarreve”, theksoi Cengu.

Ai shtoi se, raportimi në kohë, ndihmon në neutralizimin e shpejtë të zjarreve dhe mbrojtjen e jetës e pasurisë së përbashkët

Vengu shprehu mirënjohje për sakrificën e të gjithë efektivëve të FA e forcave operacionale, të përfshirë në aksionet për shuarjen e zjarreve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›