E Diel, 1 Nëntor 2026

Vengu dhe homologu italian nënshkruajnë marrëveshje historike për mbrojtjen, një hap më afër forcimit të partneritetit

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe homologu italian Guido Crosetto nënshkruan “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane për bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes”. Vëngu ndodhet në Romë në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes qeverive të dy vendeve.

Teksa ka ndarë foto nga takimi me ministrin italian, Vengu shprehet se diskutuan për të ardhmen e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri, që fuqizohet me nënshkrimin e kësaj marrëveshje. “Shqipëria dhe Italia ndajnë histori, bashkëpunim dhe një perspektivë të përbashkët. Në kuadër të takimit ndërqeveritar midis dy vendeve tona, pata kënaqësinë të diskutoja me homologun tim Guido Crosetto mbi të ardhmen e bashkëpunimit tonë në mbrojtje dhe siguri, i cili do fuqizohet me nënshkrimin e marrëveshjes së re të bashkëpunimit.  Një faqe e re në kapitullin e pasur të partneritetit tonë transadriatik, me vizione dhe interesa të njëmendta mbi sfidat e sigurisë në kontinentin tonë.”, thekson ministri Vengu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›