E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vengu mban fjalimin e fundit si drejtor i Portit të Durrësit: Na takon të ecim në shtratin e ambicieve të vjetra

Në daljen e fundit si drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, foli në çelje të garës për ndërtimit e portit të ri në Porto Romano.

Me emocionet e fjalimit të fundit, teksa pasdite, në seancën plenare, pritet të emërohet ministër i Mbrojtjes, Vengu u shpreh se ky port me kapacitete disa herë më të mëdha se sa porti aktual i Durrësit, i duhet vendit përballë “hovit të ri që ka marrë”.

“Ndërtimi i një porti nuk është thjesht çështje ekonomike, është çështje shtetndërtuese. Na takon të ecim në shtratin e ambicieve të vjetra, teksa vendi ka marrë një hov të ri dhe të pashmangshëm nëse duhet të sigurojmë zinxhirët e vendit në një kohë të turbullt.

Kjo garë vjen si një produkt i një vendimmarrjeje të lirë. Mirënjohje për mundësitë që më dhatë ta përjetoja këtë rrugëtim”. /a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›