E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vengu në Sarandë, nis puna për mbylljen emergjente të argjinaturës së Bistricës së Madhe

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/  Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, së bashku me kryetarin e bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi dhe përfaqësues të strukturave lokale, vizituan zonën e Çukës, ku ka filluar puna për mbylljen emergjente të argjinaturës së Bistricës së Madhe.

MM bën të ditur se, reshjet e ditëve të fundit kanë prekur tokën bujqësore dhe familjet e zonës.

Forcat e Armatosura, së bashku me vetëqeverisjen vendore, po monitorojnë nga afër situatën, teksa niveli i ujit ka rënë ndjeshëm dhe puna për normalizimin e gjendjes vazhdon.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›