Veprimtaritë publike para zgjedhjeve, KSHZ procedim administrativ për tre institucione

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike vlerësoi raportin mbi veprimtaritë publike për periudhën 09 shkurt deri më 15 shkurt 2025. Komisioneri vendosi fillimin e procedimit administrative ndaj: Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit; KESH dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Gjithashtu, vlerësoi raportet e monitoruesve të fushatës zgjedhore për periudhën e monitorimit 10 deri më 15 shkurt 2025.
“Për këtë periudhë, monitoruesit kanë dorëzuar 96 raporte monitorimi. Nga shqyrtimi dhe vlerësimi që u është bërë raporteve të monitorimit, janë evidentuar 11 aktivitete nga partitë politike dhe 33 zyra te hapura për zhvillimin e aktiviteteve përgatitore të fushatës zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025. Monitoruesit e fushatës zgjedhore nuk kanë konstatuar shkelje” njofton KSHZ.
Sipas KSHZ, pas shqyrtimit KSHZ vendosi pushimin e hetimit administrative për Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrin e Arsimit dhe Sportit, Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë.
Për disa denoncime të tjera, u shtynë vendimet. /j.p/