E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vera e "KAOS”

Muajt e fundit kanë qenë shumë produktiv për grupin ‘’KAOS”, të cilët kanë kaluar shumicën e kohës mes studiove të regjistrimit, sheshxhirimeve të videoklipeve dhe performimit në koncerte.

Pas publikimit të këngës ‘’Ngoje zemrën tem”, që u vlerësua shumë nga publiku dhe bashkëpunimit me Elvanën në remiksin e këngës ‘’Fake”, e Flori Mumajesin në “Lule lule”, KAOS do të sjellin albumin e tyre të ri.

Reperët kanë konfirmuar se albumi i dytë është finalizuar dhe do të publikohet të hënën e ardhshme (22 korrik). Ky album përmban 14 këngë, ku mes tjerash ka bashkëpunime edhe me reperët MC Kresha, Lyrical Son e 2PO2.

Përveç se për grupin, ky vit ka qenë veçanërisht i suksesshëm për Lumin, i cili realizoi dy bashkëpunime, me Dj Flow “Çele çadrën” dhe me Afërdita Dreshaj, “Superstar”. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›