E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verderi shtyp Menshengladbahun

Starti i varfer i Shalke 04-s ne kampionatin gjerman vazhdoi te shtunen kur ajo barazoi 0-0 ne transferte kunder Eintrahtit te Frankfurtit nderkohe qe Verder Bremeni shkaterroi vendasit e Borusia Menshengladbabut ne fitoren 4-1 duke levizur drejt vendit te tete te renditjes.

Shalke deshtoi te perseriste suksesin e saj ne Ligen e Kampioneve kur ne mesjave fitoi 3-1 kunder Hapoel Tel Avivit dhe me gjithe shanset e mira te Raulit dhe Klas-Jan Huntelarit ishte me fat kur mori nje pike pasi Franfurti mund ta kishte fituar ndeshjen nese Halil Altintop do te ishte i treguar i sakte para portes.

Nenkampionet e sezonit te kaluar shpenzuan miliona euro ne merkato por ata e nisen shume keq sezon dhe tani ndodhen ne vendin e 15-te me gjashte pike.

Verder Bremeni mori kryesimin pas vetem pese minutash loje me ane te Marko Marinit dhe braziliani Uesli realizoi nje gol te dyte shtate minuta me pas duke mbyllur para kohe takimin.

Peruani Klaudo Pizaro saldoi fitoren e Bremenit ne minuten e 75-te me golin e tij te 134-t ne Bundeslige nje rekord per nje lojtar te huaj.

Hanoveri i Altin Lales regjistroi nje tjeter fitore kesaj radhe 2-1 ndaj Kelnit por me heroin e ndeshjes sulmuesin nga Bregu i Fildishte Didier Ja Konan autor te dy golave ne ate takim.

Volfsburgu i Stiv Meklarenit humbi 2-1 ne transferte ndaj Nurembergut te Albert Bunjaku ende i demtuar dhe tani e sheh veten ne vendin e 13-te me 10 pike pas nente ndeshjesh.

Kampioni i Gjermanise Bajerni i Munihut barazoi 0-0 te premten kunder Hamburgut dhe tani ndodhet ne vendin e peste me 15 pike.

Lideri i kampionatit gjerman Borusia e Dortmundit do te prese Hofenhajmin nderkohe Mainci i vendit te dyte gjithashtu 21 pike do te luaje ne transferte kunder Bajer Leverkuzenit.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 23 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›