E Hënë, 2 Nëntor 2026

Verdiktet e Premier Ligës, 6 skuadra në Champions

Ka përfunduar sezoni i rregullt i Premier Ligës angleze dhe kanë ardhur tashmë verdiktet zyrtare të sezonit. Kampionati anglez do të përfaqësohet me 6 skuadra në Champions League sezonin e ardhshëm.

Kampionët e Liverpulit, Arsenali, Manchester City, Çelsi dhe Newcastle siguruan pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube nga kampionati (renditja përfundimtare), por në Champions kualifikohet edhe Tottenham si fituesi i Europa League.

Crystal Palace ndoëse mbylli kampionatin në vendin e 12-të do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm falë suksesit historik në Kupën FA. Në Europa League do të luajë edhe Aston Villa, ndërsa Nottingham Forest do të luajë në Conference League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›