E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu, Hysa: Ska afate kohore per strategjine

Koordinatori i strategjise per integrimin e veriut te Kosoves, Ylber Hysa ka deklaruar se nuk ka afate kohore per aplikimin e ketij plani.

“Ne 10 vjet nuk eshte bere shume per kete problem. Dhe kjo periudhe 10 vjecare me siguri nuk i lejon askujt komoditetin qe te vendose kufij kohore”, ka pohuar Hysa.

Hysa ka theksuar se me kete strategji qeveria kosovare po tregon gatishmeri per te zgjidhur ceshtjen e veriut, por ka nenvizuar se Beogradi do te perpiqet ta pengoje ate.

“Integrimin e veriut do ta realizojme me mjete politike, por Beogradi do ta veshtiresoje punen pasi ai do qe te faktorizohet per te krijuar perfitime”, ka shtuar Hysa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›