E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu i Kosovës, diskutohet sot në NATO

E mërkurë, 5 tetor 2011, NOA- Situata në veri të Kosovës do të jetë në fokusin e bisedimeve të ministrave të mbrojtjes së NATO-s sot në Bruksel.
Ka qenë sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Anders Fogh Rasmusen i cili ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të veprojë me paanshmëri dhe të përdorë forcën minimale të nevojshme.
Ndërkaq aktualisht NATO ka rreth 5 mijë trupa në Kosovë dhe deri tani janë ndërprerë planet e mëtejshme për zvogëlimin e trupave, pas përkeqësimit të situatës në pjesën veriore.
Rasmusen sqaroi gjithashtu se gjatë kësaj mbledhje do të diskutohet edhe për operacionet e NATO-s në Ballkan dhe në Botë.
a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›