E Enjte, 5 Nëntor 2026

Veriu mbetet ende i bllokuar/ Albin Kurti pritet të takohet me komandantin e KFOR

Pikat kufitare në veri të Kosovës vijojnë të mbeten të bllokuar nga barrikadat e serbëve.

Ne Jarinjë dhe Bërnjak lëvizja është e ndërprerë që nga data 10 dhjetor ndërsa përpjekjet e ndërkombëtareve duket se deri tani kanë dështuar.

Misioni i KFOR-it dhe EULEX kanë shtuar prezencën e tyre në veri për të shmangur përshkallezimin e mëtejshëm të tensioneve.

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se menjëherë pas Krishtlindjes do të takohet me komandantin e KFOR-it në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje situatës.

Por mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë gjatë orëve në vijim dhe nëse do të hiqen ose jo barrikadat në pikat e kalimit kufitar në veri të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›