Veriu te marten referendumi

Më 14 dhe 15 shkurt, në veriun e Kosovës do të mbahet referendumi i serbëve të veriut që organizohet nga udhëheqësit jolegjitimë të komunave veriore të Kosovës.
“A i pranoni institucionet e Kosovës?”, është pyetja në të cilën serbët do të japin përgjigjen e tyre me “po” ose “jo”.
Sipas organizatorëve të referendumit, përgatitjet e fundit janë bërë, e po ashtu janë shtypur edhe fletët e votimit me pyetjen e vetme.
Ky referendum është kundërshtuar nga Prishtina zyrtare e po ashtu edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke thënë se rezultati i një referendumi të tillë nuk do të ketë kurrfarë efekti juridik.
Përveç kësaj, referendumi është kundërshtuar edhe nga Serbia, që sipas zyrtarëve të qeverisë serbe, mund të ketë ndikim negativ në kohën kur pritet marrja e statusit të kandidatit për integrim në Bashkimin Europian.
Përfaqësuesit serbë të komunave veriore kanë deklaruar më parë se përmes referendumit do të dëshmohet nëse serbët duan ta refuzojnë shtetin e Kosovës dhe të zgjedhin atë të Serbisë.
Ditë më parë komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, e cilësoi referendumin si një provokim të mundshëm ndaj popullatës shumicë në Kosovë.
Në një intervistë për mediat gjermane ai shfaqi frikën se nga shqiptarët mund të shpërthejë ndonjë reagim kur serbët e veriut të dalin në votime. Por, ushtaraku gjerman është zotuar se KFOR-i ështëi gatshëm ta evitojë më të keqen.