E Enjte, 5 Nëntor 2026

Veshje, artikuj, sisteme sigurie dhe qymyr për shisha/ Sekuestrohen mallra kontrabandë në Tiranë, në kërkim dy administratorë subjektesh

Dy persona, 39 dhe 45 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Hidden”.

Policia ushtroi kontrolle në tre subjekte me mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë.

Si rezultat, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale artikuj të ndryshëm, ekspozitorë metalikë për veshje, sisteme sigurie për butiqe, ekspozitorë aksesorësh të tjerë dhe veshje të ndryshme, si dhe 10640 kg qymyr për shisha./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›