Veshjet ekstravagante e vajzave përplas Sonila Meçon me Kel Demin në “Ferma VIP”

Një deklaratë e Dijonisit, i cili tha se partneren e tij në jetë nuk do e donte të vishej me barkun jashtë, ka shkaktuar debate në studion e “Ferma VIP”.
Sonila Meço dhe Kel Demi kanë ndarë mendime të ndryshme në këtë drejtim, çka ka sjellë edhe një përplasje mes tyre live në studio.
Sipas Sonilës, vajzat e ekzagjerojnë me veshjen dhe nuk respektojnë vendin ku janë, ndërsa Demi shtoi se çdo kush ka të drejtën dhe lirinë e tij për të vendosur se si do vishet.
Pjesë nga debati:
Keli: Ne pamë një sfilatë dhe kontekstet janë të ndryshme. Jam dakord me ty Sonila që kur shkon në shkollë duhet të shkosh me një bluzë dhe një palë xhinse. Por kjo s’do të thotë që kështu duhet të dalësh edhe në sfilatë. Veshja ka të bëjë me kjarakterin dhe dinjitetin. Një grua që vishet në një mënyrë të caktuar nuk do të thotë që është e padinjitetshme
Sonila: Kush tha…Të kesh kënaqësinë që në krahun tënd të kesh një partner…shiko Enkel është normale që një djalë në moshën e Dijonisit të ketë dëshirë që një vajzë në krahun e tij të vishte me klas. Nëse Dijonisi thotë që ajo vajzë nuk shkel në shtëpi….
Keli: Lëre mënjanë Dijonisin. Me këto kritere, sepse është shumë i njohur dhe do ketë qëndryueshmëri, do e ndryshoj këtë sepse njerëzit që ai jeton do jenë më të lirë
Sonila: Ai po flet për klasin. Në verë edhe unë lodhem, nuk respektojnë kontekstin. Ai tha që mua më pëlqen Ditea se ka klas
Keli: Ti ke parë vajza që del siç e vesh Niko në sfilatë
Sonila: Keli, jetojmë në një qytet. Në fakultet, atje ku jap mësim…
Keli: Shoh njerëz të veshur keq…/vizionplus.tv